Ka ndërruar jetë këngëtari, kompozitori dhe poeti i madh Mihaill Bellçev

Hënë, 6 Prill 2026, 10:09

Mihaill Bellçev

Mihaill Bellçev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ka ndërruar jetë kompozitori Mihaill Bellçev, njoftoi bashkëshortja e tij, Kristina Bellçeva. Një personalitet enciklopedik dhe krijues, Mihaill Bellçev u nda nga jeta vetëm disa muaj para se të mbushte 80 vjeç. Mihaill Belçev ka lindur më 13 gusht 1946 në Sofje. Ndër këngët e tij më të njohura janë “Rinia po ikën”, “Mos u plak, dashuri”, “Zbulim”, “Miqësia” dhe të tjera. Këngë me tekstet e tij interpretohen nga disa nga artistët tanë më të njohur të muzikës pop – Lili Ivanova, Vasill Najdenov, Georgi Hristov, grupi FSB, Jordanka Hristova, Tonika SV, Vëllezërit Argirovi dhe të tjerë.

Ai ka qenë regjisor i spektakleve dhe filmave televizivë, përfshirë edhe spektaklin e parë televiziv të pantomimës “Cikël”. Është autor i muzikës për shfaqje teatrore dhe filma. Ka qenë drejtor i Bibliotekës Metropolitane të Sofjes (2008 – 10 dhjetor 2013).

Bellçev është autor i librit autobiografik “Gjithnjë më afër engjëllit” (2024). Është nderuar me urdhrin “Kirill dhe Metodij”, klasa e parë (1982), me katër çmime të para nga festivali “Orfeu i Artë” (1969, 1984, 1990, 1998), si dhe me çmimin për krijimtari të përgjithshme nga i njëjti festival (1996). Ka marrë titullin “Artist i Merituar” (1987). Është fituesi i parë i Çmimit Kombëtar Letërar “Georgi Xhagarov” të Unionit të Shkrimtarëve Bullgarë (14 korrik 2004). Është nderuar me urdhrin “Stara Pllanina”, klasa e parë (12 dhjetor 2018). Ka marrë titullin “Profesor i Nderuar i Universitetit të Bibliotekonomisë dhe Teknologjive të Informacionit” (25 maj 2021). Është Qytetar Nderi i Sofjes.

Balada e tij emblematike “Rinia po ikën”, ka përlotur jo një, por shumë nga admiruesit e tij gjatë koncerteve të paharrueshme…

Shihni më tepër në arkivin tonë:


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva