Artikull
Premte 10 Prill 2026 15:53
Premte, 10 Prill 2026, 15:53
FOTO: BTA; BGNES
Madhësia e shkronjave
Tryeza e Pashkëve këtë vit do të jetë rreth 11% më e shtrenjtë krahasuar me vitin e kaluar, sipas ekspertëve nga Instituti i Kërkimeve dhe Trajnimeve Sociale dhe Sindikale pranëKonfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB).
Çmimi i mishit të qengjit është faktori kryesor për rritjen e shpenzimeve për festën. Ai është shtrenjtuar me 20% në bazë vjetore dhe aktualisht shitet me rreth 15,99 euro. Rritja më e ndjeshme është ajo e sallatës jeshile, e cila është bazë e sallatës tradicionale të Pashkëve dhe ka shënuar rritje 100%, duke arritur deri në 1,20 euro për copë.
Dy llojet më të preferuara të kozunakut (Bukës së Pashkëve) – tradicional dhe me çokollatë – kushtojnë përkatësisht 2,70 euro dhe 3,99 euro për 400–500 gramë, ndërsa çmimi i 30 vezë ka pësuar një rritje prej 33% krahasuar me vitin e kaluar.
Kështu, shpenzimet e nevojshme për një familje me katër anëtarë për ditën e festës së krishterë llogariten në 64 euro.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva