SPORT

Artikull

Dashamirës të sportit të hipizmit mblidhen në një garë atraktive në Hajredin

Premte, 10 Prill 2026, 16:52

Dashamirës të sportit të hipizmit mblidhen në një garë atraktive në Hajredin

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Fshati Hajredin në rajonin e Vracës (Bullgaria Veriperëndimore) edhe këtë vit do të mbledhë garues dhe dashamirës nga mbarë vendi në një turne spektakolar të sportit të hipizmit. Ngjarja do të nisë ditën e shtunë, më 11 prill, në orën 10:00 në stadiumin “Ogosta”, njoftojnë nga Bashkia.

Gara do të zhvillohet në katër etapa. Programi përfshin disiplina të ndryshme që premtojnë dinamizëm dhe emocione – nga parkuri për poni deri te garat e kërcimit mbi pengesa deri në 120 cm. Interes të veçantë pritet të zgjojë gara me kuaj të rëndë, e cila tradicionalisht tërheq një numër të madh spektatorësh.

Përveç aktiviteteve sportive, vizitorët do të kenë mundësi të vizitojnë edhe stenda tregtare dhe të shijojnë një program atraktiv argëtues.

Turneu është pjesë e përpjekjeve të Bashkisë Hajredin për zhvillimin e jetës sportive dhe ruajtjen e traditave të lidhura me sportin e hipizmit në rajon.

 

Lexoni më shumë për zhvillimin e hipizmit në Bullgari:

 

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva