Artikull
Patriku Daniill do të udhëheqë liturgjinë e Pashkëve në Sofje
Shtunë 11 Prill 2026 10:27
Shtunë, 11 Prill 2026, 10:27
FOTO: Katedralja patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”
Madhësia e shkronjave
Të krishterët ortodoksë po përgatiten për kremtimin e Ringjalljes së Krishtit. Këtë mbrëmje, në të gjitha kishat në vend do të mbahen shërbesa solemne të Pashkëve. Në Katedralen Patrikane “Shën Aleksandër Nevski”, shërbesa e mesnatës së Pashkëve, e shoqëruar me mëngjesoren dhe Liturgjinë e Shën Gjon Gojartit, do të fillojë në orën 23:30. Patriku bullgar Daniill do të shpallë Ringjalljen e Krishtit. “Të lëmë mënjanë ligësinë, gënjeshtrën dhe hipokrizinë, dhe ta presim Ngjalljen e Krishtit me zemra të pastra”, bëri thirrje patriku pas shërbesës së varrimit të Krishtit më 10 prill në kishën metropolitane “Shën e Diela”.
Në Sofje, në natën mes 11 dhe 12 prillit, një pjesë e transportit publik do të funksionojë me orar të zgjatur deri në orën 01:30, por me intervale më të mëdha, përfshirë edhe metronë, njoftuan nga Bashkia e Sofjes.
Banorët e Veliko Tërnovos e presin Ngjalljen e Krishtit në “Carevec”
FOTO: Zdravka Masljankova
Në Veliko Tërnovo, Ringjallja e Krishtit do të pritet në majën e kalasë “Carevec”. Në mesnatë, dhjetëra kambana kishash do të jehojnë në qytetin historik, ndërsa zjarri i shenjtë do të nxirret nga kisha-muze “Ngjitja e Zotit tonë në Qiej”, njoftoi korrespondentja jonë Zdravka Masljankova.
Katedralja “Fjetja e Hyjlindëses” në Varna
FOTO: BTA
Në Varna, shërbesa do të fillojë në orën 23:20 dhe do të udhëhiqet nga Mitropoliti i Varnës dhe i Veliki Preslavit, Joan, në katedralen “Fjetja e Hyjlindëses”.
FOTO: BTA, arkiv
Për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, këtë vit një delegacion bullgar nuk do të udhëtojë drejt Jerusalemit. Në çdo dioqezë në vend ka vende ku ruhet Zjarri i Shenjtë nga viti i kaluar, prej nga ai do të shpërndahet në të gjitha kishat.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova