Artikull
Shtunë 11 Prill 2026 12:01
Shtunë, 11 Prill 2026, 12:01
Irena Georgieva
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Një rritje prej 15% e interesit për turizmin spa në Bullgari u regjistrua vitet e fundit. Këtë e tha për BNT ministrja në detyrë e turizmit, Irena Georgieva. Ajo theksoi gjithashtu se turizmi kulturor tërheq shumë turistë nga tregje të reja, gjë që ndihmohet edhe nga lidhjet ajrore. Sipas saj, gjithnjë e më shumë turistë evropianë po i përgjigjen pozitivisht pyetjes: “A ia vlen të vizitojmë Bullgarinë?”.
Numri i përgjithshëm i qendrave të certifikuara spa, wellness dhe medical spa në Bullgari është mbi 200. Nuk është rastësi që nga 11 deri më 13 maj 2026, në Varna dhe në resortet “Shenjtor Konstantin dhe Elena”, “Zllatni Pjasëci” dhe “Albena” do të zhvillohet ngjarja kryesore evropiane për turizmin shëndetësor HEALTHXCHANGE SUMMIT.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova