Artikull
Hënë 13 Prill 2026 17:18
Hënë, 13 Prill 2026, 17:18
Grigor Dimitrov
FOTO: BNR
Madhësia e shkronjave
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ra me 42 pozicione në renditjen botërore dhe tani është në vendin e 135-të. Ai nuk arriti të mbrojë pikët e fituara nga turneu i serisë “Masters” në Monte Carlo javën e kaluar, pasi u mposht nga argjentinasi Tomás Martín Etcheverry. Për herë të fundit, Grigor Dimitrov ishte jashtë 100-shes më të mirë në botë në mars të vitit 2012, ndërsa jashtë 130-shes së parë ishte në vitin 2010.
Ivan Ivanov
FOTO: BTA
Ndërkohë, shpresa e re e tenisit bullgar, Ivan Ivanov – kampion i Wimbledon Championships dhe i US Open për juniorë sezonin e kaluar – u ngjit me katër vende, duke arritur në një rekord personal, vendin e 600-të në renditjen botërore.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova