KULTURË

Artikull

Sofja bëhet pjesë e një serie dokumentare ndërkombëtare me Bettany Hughes

Martë, 14 Prill 2026, 18:14

Sofja bëhet pjesë e një serie dokumentare ndërkombëtare me Bettany Hughes

FOTO: Visit Sofia

Madhësia e shkronjave

Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, do të paraqitet në serinë dokumentare ndërkombëtare “The Greatest Cities on Earth” me prezantuese Bettany Hughes. Iniciativa për këtë projekt është e Ndërmarrjes Komunale “Turizëm” pranë Bashkisë së Sofjes (Visit Sofia). Xhirimet nisën më 11 prill, si pjesë e një formati global që prezanton qytetet më të rëndësishme të botës përmes historisë, kulturës dhe identitetit të tyre bashkëkohor. Rrëfimi dokumentar e paraqet Sofjen në gjithë shumëllojshmërinë e saj — një qytet me histori mijëravjeçare, ku shtresat historike ndërthuren me dinamikën e një kryeqyteti modern evropian.

Prof. Bettany Hughes është historiane, shkrimtare dhe prezantuese britanike me njohje ndërkombëtare, e specializuar në historinë antike dhe mesjetare. Ajo ka realizuar mbi 50 prodhime dokumentare televizive dhe radiofonike për BBC, Channel 4, Netflix, Discovery dhe të tjerë, të ndjekura nga mbi 250 milionë shikues në mbarë botën.


Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova