Premte 17 Prill 2026 04:30
Premte, 17 Prill 2026, 04:30
Stilijana Nikollova (majtas) dhe Eva Brezalieva
FOTO: BТА
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të përfaqësohet në Kupën e Botës në Gjimnastikë Ritmike në Baku me sportistet e saj më të mira – Stilijana Nikollova, Eva Brezalieva dhe ansambli i femrave. Gara e tretë e këtij niveli për këtë vit, pas Sofjes dhe Tashkentit, do të zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit nga 17 deri më 19 prill.
Në Kupën e Botës në Sofje, Stilijana Nikollova fitoi medaljen e argjendtë në shumëgarësh, ndërsa Eva Brezalieva fitoi titullin në finalen me shkopinjë.
Në Baku do të marrin pjesë 78 gjimnaste në garat individuale nga 42 shtete. Mes tyre janë kampionia olimpike Darja Varfollomeev nga Gjermania, kampionia evropiane Taisia Onofriçuk nga Ukraina dhe Sofia Rafaeli nga Italia.
Ansambli bullgar, i përbërë nga Sofia Ivanova, Margarita Vasileva, Magdalena Minevska, Emilija Obretenova, Raja Bozhillova dhe Magdalena Vëllkova, do të garojë për medalje me pesëmbëdhjetë ekipe nga elita botërore.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova