SHOQËRI

Artikull

Zgjedhjet parlamentare – 19 prill 2026

Numër rekord votuesish i raportuar në Maqedoninë e Veriut deri në mesditë

Dielë, 19 Prill 2026, 17:16

Numër rekord votuesish i raportuar në Maqedoninë e Veriut deri në mesditë

FOTO: Rojters

Madhësia e shkronjave

Aktiviteti në zgjedhjet për Asamblenë e 52-të Kombëtare të Bullgarisë këtë vit është shumë më i madh në Republikën e Maqedonisë së Veriut – tha për Radio Bullgarinë Atanas Veliçkov, kryeredaktor i portalit tribuna.mk.

Sipas të dhënave jozyrtare që ai disponon në orën 13:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut, mbi 100 persona kanë votuar vetëm në Shkup dhe mbi 60 në Manastir. Në 3 qendrat e tjera të votimit në Ohër, Strumicë dhe Prilep, gjithashtu kanë votuar rreth njëqind. Kështu, rreth mesditës, numri i bullgarëve maqedonas që kishin paraqitur më parë aplikime për të votuar ishte tejkaluar me 210. Veliçkov kujton se kjo ndodh gjithmonë, sepse më shpesh shumica e njerëzve votojnë pasi nënshkruajnë deklarata në qendrat e votimit se nuk do ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar diku tjetër.

Atanas Veliçkov

FOTO: BGNES

Gazetari theksoi se organizimi i seksioneve është perfekt dhe nuk pritet të ketë zgjatje të ditës së votimit për shkak të votuesve që presin pas përfundimit të kohës së votimit: “Shërbimet diplomatike bullgare këtu – ambasada, konsullata e përgjithshme në Manastir, janë në nivelin e detyrës”.

Sipas Veliçkovit, këtë vit komentet e mediave në Maqedoninë e Veriut kanë qenë më korrekte në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari. Deklarata e fundit e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili më 19 prill i jepje mësime bullgarëve maqedonas se për kë dhe si duhet të votojnë, duhet të jetë një sinjal për qeverinë në Sofje se si duhet të punojnë me Mickoskin, i cili vetëpërcaktohet si “evropian i madh”, thekson Atanas Veliçkov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva