Artikull
BNB nxori 5000 monedha për 150-vjetorin e Kryengritjes së Prillit
Hënë 20 Prill 2026 10:09
Hënë, 20 Prill 2026, 10:09
FOTO: BNB
Madhësia e shkronjave
Qytetarët u rreshtuan në radhë para Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB), për të blerë monedhën e re koleksionuese, të kushtuar 150-vjetorit të Kryengritjes sëPrillit, raporton Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA). Shitja e monedhës nisi me interes të shtuar më 20 prill. Deri në orën 09:00, mbi 130 persona ishin regjistruar mes pritësve në hyrjen kryesore për të blerë monedhën e argjendtë.
“150 vjet nga Kryengritja e Prillit” bën pjesë në serinë “Rilindja Bullgare”. Ajo ka vlerë nominale 10 euro. Çmimi i saj në momentin e hedhjes në qarkullim është 144 euro. Tirazhi i kësaj monedhe simbolike është vetëm 5000 copë.
Pas anëtarësimit të vendit në eurozonë nga 1 janari 2026, kjo është monedha e tretë koleksionuese që BNB emeton, nga gjithsej pesë të planifikuara për këtë vit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova