SHOQËRI

Artikull

Kopshti Botanik i Akademisë së Shkencave nis “Takimet pranverore me bimët”

Mërkurë, 22 Prill 2026, 05:57

Kopshti Botanik i Akademisë së Shkencave nis “Takimet pranverore me bimët”

FOTO: Kopshti Botanik

Madhësia e shkronjave

Kopshti Botanik i Akademisë Bullgare të Shkencave më 22 prill fillon nismën e tij vjetore “Takime pranverore me bimët”, e cila lidhet me Ditën e Tokës, njoftojnë organizatorët.

Ekspozita tematike është “Bimët sukulente – arti i mbijetesës së bukur”. Janë paraqitur ekzemplarë nga koleksioni i Kopshtit Botanik të Akademisë me bimë sukulente, më i madhi në Gadishullin Ballkanik. “Aty ku urtësia e jetës takon ashpërsinë e mjedisit jo mikpritës, lindin disa nga bimët më të çuditshme dhe më interesante”, theksojnë organizatorët e ekspozitës, e cila mund të vizitohet deri më 3 maj, nga ora 10:00 deri në 16:00.

Në serën tropikale të Kopshtit Botanik të Akademisë Bullgare të Shkencave gjenden gjithashtu orkide, bougainvillea, hippeastrum, tunbergia, ndërsa jashtë saj ndodhen magnolia dhe lule të tjera pranverore.




Redaktoi: Miglena  Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova