Artikull
Presidentja Ilijana Jotova
Dorëheqja e Prokurorit të Përgjithshëm është hapi i parë i domosdoshëm
Mërkurë 22 Prill 2026 16:43
Mërkurë, 22 Prill 2026, 16:43
Ilijana Jotova
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
"Për mua, ky është një hap i domosdoshëm, por vetëm një hap i parë". Kështu komentoi Presidentja Ilijana Jotova dorëheqjen e Borisllav Sarafov nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë të Republikës së Bullgarisë. "Borisllav Sarafov duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij shumë kohë më parë dhe ta kishte zhbllokuar të gjithë këtë proces", u tha ajo gazetarëve para fillimit të Samitit të Medias të Bashkimit Evropian për Radion dhe Televizionin në Sofje, raportoi BTA.
Kreu i shtetit tregoi se shpreson që me konsensus maksimal mandatet e skaduara do të kapërcehen dhe do të zgjidhet në mënyrë transparentenjë Këshill i ri i Lartë Gjyqësor, mjaftueshëm autoritar, për të garantuar transparencën e të gjitha procedurave që tani e tutje. "Sepse kjo është puna dhe përgjegjësia e politikanëve, dhe ne, qytetarët bullgarë, duam drejtësi që garanton paanësi", theksoi Jotova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva