Artikull
Ilijana Jotova: Mediat publike janë pjesëmarrëse aktive në proceset demokratike
Mërkurë 22 Prill 2026 17:42
Mërkurë, 22 Prill 2026, 17:42
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gazetaria cilësore bëhet nga gazetarë të guximshëm, por edhe me burime që garantojnë pavarësi ekonomike dhe politike. Kjo u deklarua nga Presidentja Ilijana Jotova në Samitin e Medias të Bashkimit Evropian të Transmetuesve, i cili po mbahet sot dhe nesër në Sofje, i organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Forumi bashkon udhëheqës të mediave publike dhe profesionistë në fushën e radios, televizionit dhe mediave dixhitale nga e gjithë Evropa. Në këtë aktivitet marrin pjesë 150 delegatë nga 47 organizata mediatike.
Jotova, karriera profesionale e së cilës filloi si reportere dhe prezantuese në Televizionin Kombëtar Bullgar, kujtoi se mediat publike nuk janë regjistrues të heshtur të ngjarjeve, por pjesëmarrëse aktive në proceset demokratike.
"Në kohët komplekse në të cilat jetojmë, janë mediat publike në të cilat mbështetemi për të qenë rojet e prezantimit objektiv të fakteve, në kontekst, me analiza të thella, të cilat na duhen për të lundruar në botën përreth nesh", ishte kategorike ajo.
Në hapjen zyrtare të takimit për median morën pjesë edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetimeve Jean-Philippe de Tender, Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare, Milen Mitev, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Televizionit Kombëtar Bullgar, Milena Millotinova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva