Artikull
Karlos Nasar është "Peshëngritësi i Vitit" i Evropës për të dytin vit radhazi
Enjte 23 Prill 2026 09:13
Enjte, 23 Prill 2026, 09:13
Karlos Nasar
FOTO: btvsport.bg
Madhësia e shkronjave
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes, Karlos Nasar, ka fituar çmimin "Peshëngritësi i Vitit" në Evropë për herë të dytë, i cili jepet nga Federata Evropiane e Peshëngritjes dhe Shoqata Ndërkombëtare e Shtypit Sportiv. Ai e mori çmimin në një ceremoni në Batumi, ku po mbahet Kampionati Evropian.
Karlos Nasar e fitoi çmimin për performancën e tij në vitin 2025, gjatë së cilës u bë kampion evropian në Kishinau dhe kampion bote në Førde të Norvegjisë .
Peshëngritësi bullgar njëzet e një vjeç fitoi për herë të parë çmimin "Peshëngritësi i Vitit" në Evropë në vitin 2024. Më pas ai fitoi titullin olimpik në Paris dhe u bë kampion bote dhe evropian.
- Peshëngritësi Karlos Nasar sërish është sportisti më i mirë i Bullgarisë
- Karlos Nasar është përsëri në majë të botës, duke fituar Titullin Botëror në Norvegji
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva