Artikull
Mundësit bullgarë fituan 6 medalje në Kampionatin Evropian në Tiranë
Hënë 27 Prill 2026 10:39
Hënë, 27 Prill 2026, 10:39
FOTO: bul-wrestling.org
Madhësia e shkronjave
Bullgaria e përfundoi
pjesëmarrjen e saj në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Mundjes në
Tiranë të Shqipërisë me një medalje argjendi për Ahmed Bataev, i cili humbi
ndaj azerbajxhanasit Ali Cokaev 3:5 në finalen e kategorisë 92 kg stil i lirë. Ekipi kombëtar e përfundoi garën me gjashtë
medalje, përfshirë medaljen e artë të Kirill Millov
në stilin klasik në kategorinë 97 kg, medaljet e argjendta për Bataev dhe
Semen Novikov, si dhe tre medalje të tjera bronzi. Bataev regjistroi një
fitore dramatike ndaj nënkampionit të botës Amanula Haxhimagomedov në
gjysmëfinalet e turneut, pasi mori dy pikë në sekondën e fundit dhe fitoi 3:2.
Finalja ishte pothuajse po aq e diskutueshme. Kështu, ekipi kombëtar bullgar
shtoi një medalje të dytë të artë evropiane në asetet e tij pas medaljes së parë
në Romë 2020.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva