Artikull
Me një Kuvend Gjithëbullgar, festuam 150-vjetorin e Kryengritjes së Prillit
Hënë 27 Prill 2026 16:22
Hënë, 27 Prill 2026, 16:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me një Kuvend Solemn Gjithëbullgar nën patronazhin e Presidentes Ilijana Jotova, sot u festua 150-vjetori i shpalljes së Kryengritjes së Prillit, raportoi BTA.
Festimi filloi në Katedralen Patriarkale "Shën Aleksandër Nevski", ku Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil shërbeu një lutje për viktimat e Kryengritjes së Prillit. Pas kësaj, përfaqësues të komunitetit akademik iu bashkuan një procesioni të udhëhequr nga Presidentja Ilijana Jotova dhe Patriarku Daniil drejt ndërtesës së Akademisë Bullgare të Shkencave. Atje, në sallën "Prof. Marin Drinov", u mbajt një Kuvend Solemn Gjithëbullgar, kushtuar 150-vjetorit të shpalljes së Kryengritjes së Prillit.
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: BTA
Liria nuk është një ëndërr - është një zgjedhje e
vetëdijshme. Kryengritja e Prillit mbart dritën e ringjalljes drejt shtetësisë,
vullnetit, zgjedhjes, vetëmohimit të dëshiruar dhe jo dëshpërimit të pashpresë,
tha Presidentja Ilijana Jotova, e cila mori pjesë në hapjen e aktivitetit. Dhe
sot shpirti rebel i kësaj kauze, që kërkon përjetësisht lirinë dhe drejtësinë,
është i gjallë, theksoi gjithashtu Jotova.
Akademiku Ivan Illçev
FOTO: BTA
Një raport akademik me temën "Kryengritja që e solli Bullgarinë përsëri në hartën e Evropës" u mbajt nga Akad. Ivan Illçev. Ai vuri në dukje se Kryengritja e Prillit ishte një vepër e kryer nga bullgarët dhe pa ndihmë të huaj. Kryengritja është arma e fundit e të shtypurve, shtoi ai.
- Kryengritja e Prillit – një kulm në luftërat çlirimtare të bullgarëve
- “Letra e përgjakur” shpall fillimin e Kryengritjes së Prillit
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva