Artikull
Ministri i Bujqësisë kërkoi nga BE financim emergjent për fermerët
Martë 28 Prill 2026 11:13
Martë, 28 Prill 2026, 11:13
FOTO: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Madhësia e shkronjave
Prodhim i ulët ose çmime të
larta – këtë po e zgjedhim nëse nuk sigurohet financim emergjent për bujqit
bullgarë. Këtë e ka theksuar ministri i bujqësisë Ivan Hristanov gjatë
mbledhjes së Këshillit të BE‑së për Bujqësinë në Luksemburg. Ai ka theksuar se
sfida kryesore për prodhuesit bujqësorë në të gjithë BE‑në është rritja e
çmimeve të plehrave dhe karburanteve pas përshkallëzimit të konfliktit në
Lindjen e Mesme, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Bujqësisë.
“Në Bullgari, çmimi i
naftës dizel është rritur me rreth 37% nga shkurti deri në fillim të prillit,
ndërsa çmimet e plehrave minerale janë rritur rreth 30%, gjë që ushtron presion
të madh”, ka informuar Hristanov dhe ka bërë thirrje që fondet e pashfrytëzuara
nga programet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të orientohen drejt
financimit të masave të jashtëzakonshme për mbështetjen e fermerëve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva