EKONOMI

Artikull

BNB raporton rritje të investimeve të huaja pas futjes së euros

Mërkurë, 29 Prill 2026, 11:36

BNB raporton rritje të investimeve të huaja pas futjes së euros

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare Bullgare (BNB), investimet e huaja direkte në vend u rritën me 90 për qind në dy muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Agjencisë Bullgare të Investimeve, Julijan Ballçev, në hapjen e konferencës së dytë rajonale të biznesit të "Lider.BG" në zonën ekonomike Trakia pranë fshatit Radinovo të Plovdivit. Sipas tij, interesi për Bullgarinë është edhe për shkak të kalimit të qetë në euro.

Vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2024, investimet e huaja u rritën me 32%, kryesisht në industrinë përpunuese, tha Ballçev. Ai shprehu shpresën se me anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, interesi i kompanive të huaja do të rritet.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva