Artikull
Presidentja e quan të papranueshme kategorinë e “të varfërve që punojnë”
Premte 1 Maj 2026 10:37
Premte, 1 Maj 2026, 10:37
Presidentja Ilijana Jotova
FOTO: facebook.com/IlianaIotova
Madhësia e shkronjave
Me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Presidentja Ilijana Jotova shkroi në Facebook: "Ne festojmë të drejtat për të cilat është luftuar brez pas brezi. Por sot e drejta për punë të denjë dhe të ardhura të denja, drejtësi dhe siguri sociale po vihen në provë - jo vetëm në Bullgari, por edhe globalisht."
"Është e papranueshme në shekullin e 21-të në Bullgarinë evropiane që të ekzistojë kategoria e "të varfërve që punojnë"; përqindja e tyre e lartë është e turpshme", vuri në dukje gjithashtu kreu i shtetit.
"Ne kemi nevojë për politikanë të guximshëm dhe të shkolluar të cilët, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, do të garantojnë që njerëzit e punës së ndershme, njerëzit me aftësi, ambicie dhe talent nuk do të mbyten në përqafimin e privimit dhe vetëvlerësimit të shtypur. Përkundrazi, fuqia e tyre krijuese do të stimulohet. Dhe kjo është në gjenet e popullit bullgar", shkroi Presidentja në fjalimin e saj me rastin e Ditës së Punës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva