Artikull
Presidentja do të dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë më 7 maj
Martë 5 Maj 2026 18:49
Martë, 5 Maj 2026, 18:49
Ilijana Jotova
FOTO: facebook.com/IlianaIotova
Madhësia e shkronjave
Presidentja Ilijana Jotova njoftoi se do t’i japë mandatin për formimin e qeverisë forcës së parë parlamentare – “Bullgaria Progresive” – më 7 maj në orën 17:00. “Kam sigurinë nga forca e parë politike se do të vijnë me mandat të përmbushur dhe shpresoj që do të kemi një qeveri të votuar në Kuvendin Popullor që të nesërmen, më 8 maj, dhe që nga java e ardhshme do të nisë nga puna qeveria e re bullgare”, deklaroi kryetarja e shtetit.
Deklarata e presidentes vjen pasi më herët gjatë ditës ajo zhvilloi konsultime të veçanta me të gjashtë formacionet në parlamentin e ri të 52-të. Nga “Bullgaria Progresive” u shprehën se do të jenë gati me qeverinë deri në fund të kësaj jave.
Jotova theksoi si prioritete të përbashkëta të paraqitura nga forcat parlamentare hartimin e buxhetit për vitin 2026, i cili duhet të frenojë spiralen inflacioniste, reformën në sistemin e drejtësisë me ndryshimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj sipas kritereve transparente, si dhe përpjekjen që Bullgaria të marrë pagesat nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pasi kjo do të ishte garanci që buxheti të funksionojë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova