MUZIKË

Artikull

Prima e estradës Lili Ivanova me koncert bamirësie për artistët bullgarë

Premte, 8 Maj 2026, 06:10

Prima e estradës Lili Ivanova me koncert bamirësie për artistët bullgarë

FOTO: facebook.com/Lili.Ivanova.Official

Madhësia e shkronjave

Një koncert bamirësie në mbështetje të fondit shëndetësor të Unionit të Artistëve në Bullgari do të zhvillohet sot, 7 maj, në sallën “Arena 8888 Sofja”. Ai organizohet nga fondacioni i primës së estradës, Lili Ivanova. Ngjarja është nën patronazhin e presidentit dhe me pjesëmarrjen e Lili Ivanovës, Vasill Najdenovit, Orlin Goranovit, Toni Dimitrovës, Margarita Hranovës, Veselin Marinovit, Ljubo Kirovit, Miro-s, Grafa-s, Maria Ilievës, Sofi Marinovës, vëllezërve Argirovi, Toma Zdravkovit dhe Mihaella Marinovës, njofton BTA.

Ekipi i këngëtares komenton se publiku do të shijojë një paletë muzikore të paparë deri më sot, e bashkuar nga fuqia krijuese e Lili Ivanovës. Mjetet e mbledhura nga biletat dhe donacionet do të përdoren për fondin shëndetësor për trajtimin e artistëve pranë Unionit të Artistëve në Bullgari, sipas dëshirës së Lili Ivanovës.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva