Premte 8 Maj 2026 04:40
Premte, 8 Maj 2026, 04:40
FOTO: burgas.bg
Madhësia e shkronjave
Në Nesebër nis etapa e parë e Giro d’Italia .Pas ceremonisë së prezantimit të ekipeve më 6 maj në Burgas, më 8 maj është starti i madh i garës së çiklizmit. Ai do të jepet saktësisht në orën 13:50 nga Porti Verior i Nesebërit. Etapa është me gjatësi 147 km dhe kalon nëpër Ravda, Ahelloj, Pomorie, Burgas dhe vazhdon drejt Rosenit, Çernomorecit dhe Sozopolit, ku çiklistët kthehen dhe nisen sërish drejt Burgasit. Për shkak të ngjarjes, në qytet është vendosur një riorganizim i përkohshëm i qarkullimit rrugor. Për sot është vendosur ndalim për përdorimin e dronëve në territorin e Bashkisë së Burgasit.
Më 9 maj (e shtunë) në orën 12:00, një paradë çiklizmi për banorët dhe vizitorët e Burgasit do t’u japë mundësi adhuruesve të çiklizmit të kalojnë në një pjesë të itinerarit zyrtar të garës prestigjioze Giro d’Italia. Rruga e aktivitetit, i organizuar nga Bashkia e Burgasit, Komuniteti i Çiklistëve të Burgasit dhe Go to Burgas, nis nga sheshi “Trojkata” dhe përfshin 6 kilometrat e parë të itinerarit të çiklistëve profesionistë në qytet.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva