SPORT

Artikull

Në Burgas u dha starti zyrtar i garës Giro d’Italia

Enjte, 7 Maj 2026, 09:31

Në Burgas u dha starti zyrtar i garës Giro d’Italia

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në një ceremoni solemne në Teatri Veror i Burgasit u prezantuan 23 skuadrat që marrin pjesë në Giro d’Italia – një nga garat më prestigjioze të çiklizmit në botë. Njëqind e tetëdhjetë e katër garues nga 23 skuadra dolën para tifozëve disa orë përpara nisjes së turit legjendar, ndërsa atmosfera në qytetin bregdetar ishte e mbushur me muzikë, duartrokitje dhe flamuj rozë, njoftoi BGNES.

FOTO: BTA

Për herë të parë, vendi ynë bëhet pjesë e itinerarit të garës Giro d’Italia. Starti do të jepet më 8 maj në Nesebër, ndërsa përfundimi i etapës do të jetë në Burgas. Një ditë më pas, kolona e çiklistëve do të niset nga qyteti bregdetar drejt Veliko Tarnovo, ndërsa më 10 maj itinerari vazhdon nga Plovdiv dhe përfundon në Sofja.

“Ky është një moment historik për ne. Një ngjarje sportive e këtij niveli zhvillohet për herë të parë. Besoj se ajo do të lërë kujtime të paharrueshme si te garuesit, ashtu edhe te të gjithë shikuesit”, tha ministri i rinisë dhe sportit, Dimitër Iliev. Ai shtoi se Bulgaria do të lërë përshtypjen e një organizimi të shkëlqyer sportiv, itineraret e të cilit kalojnë nëpër zona me bukuri të veçantë dhe peizazhe mbresëlënëse.

Ministri i rinisë dhe sportit Dimitër Iliev

FOTO: BTA

Në skenë u prezantuan edhe katër çmimet zyrtare të liderëve – fanella rozë (Maglia Rosa), fanella ciklaminë (Maglia Ciclamino), fanella blu (Maglia Azzurra) dhe fanella e bardhë (Maglia Bianca). Si përmbyllje simbolike u bë edhe paraqitja zyrtare e trofeut të Giro d’Italia – Trofeo Senza Fine (“Trofeu pa Fund”), njoftoi BTA.

Lexoni më shumë për edicionin e sivjetshëm të këssaj gare çiklistike:


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova