Artikull
KNSB i kërkoi qeverisë së re të thërrasë Këshillin për Bashkëpunim Trepalësh
Premte 8 Maj 2026 08:51
Premte, 8 Maj 2026, 08:51
Pllamen Dimitrov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) bëri thirrje për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, me qëllim shqyrtimin e paketës prej 12 masash të propozuara nga sindikata për mbështetjen e familjeve dhe bizneseve bullgare. Kjo u bë e ditur nga KNSB në një deklaratë të publikuar në faqen e saj, pak minuta pasi presidentja Ilijana Jotova dorëzoi dhe mori mandatin e përmbushur nga Rumen Radev për formimin e një qeverie të rregullt nga “Bullgaria Progresive”.
Ndër masat e propozuara përfshihet dhënia e një subvencioni të posaçëm për ndërmarrjet shtetërore dhe bashkiake të transportit, me qëllim kompensimin e shpenzimeve të larta për karburantet, në mënyrë që të ruhen çmimet aktuale të biletave në transportin urban dhe ndërqytetës.
Një tjetër propozim parashikon vendosjen e një kufiri maksimal për marzhet e fitimit të karburanteve, ku për tregtarët me shumicë kufiri të jetë deri në 10%, ndërsa për tregtarët me pakicë deri në 20%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova