Artikull
Për shkak të Giro d’Italia disa segmente rrugore do të mbyllen përkohësisht
Premte 8 Maj 2026 09:28
Premte, 8 Maj 2026, 09:28
FOTO: bntnews.bg
Madhësia e shkronjave
Qarkullimi është normal në të gjitha pikat kufitare dhe pikat e kontrollit me shtetet fqinje, njoftuan nga Policia Kufitare. Në pikën kufitare me Rumaninë, në aksin Ruse – Gjurgiju, po kryhen punime riparimi në pjesën bullgare të urës mbi lumin Danubi dhe lëvizja po zhvillohet vetëm në një korsi.
Përkohësisht do të ndryshojë organizimi i qarkullimit në disa segmente të rrjetit republikan rrugor për shkak të Giro d’Italia, nga e premtja deri të dielën, më 10 maj, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Ndryshimet do të përfshijnë segmente të rrugëve të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë në rajonet e qyteteve Burgas, Sliven, Jamboll, Veliko Tërnovo, Plovdiv, Pazardzhik dhe Sofje.
Ndryshimet në organizimin e qarkullimit do të vendosen gradualisht përpara zhvillimit të secilës etapë të garës. Policia Rrugore do të sigurojë kalimin e çiklistëve, ndërsa qarkullimi do të rikthehet gradualisht pas kalimit të automjetit të fundit shoqërues të kolonës së çiklistëve dhe pas lejes nga Policia Rrugore dhe organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Më 8 maj, të premten, starti i garës do të jepet në orën 14:00 në Nesebar. Më pas gara do të vazhdojë përgjatë rrugës së kategorisë së parë drejt Burgas dhe do të kalojë nëpër rrjetin rrugor të qytetit. Fini i etapës së parë pritet rreth orës 17:00 në bulevardin “Demokracia”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova