Artikull
Personalitete të shquara të kulturës u nderuan me Shenjën e Nderit
Enjte 14 Maj 2026 14:16
Enjte, 14 Maj 2026, 14:16
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me rastin e Ditës së Arsimit, 24 Majit, presidentja Ilijana Jotova u dorëzoi Shenjën e Nderit personaliteteve të shquara në fushën e kulturës dhe arsimit.
Ndër të vlerësuarit janë muzikanti dhe kompozitor i njohur Mitko Shterev, sekretari shumëvjeçar i Qendrës Kulturore “Zarja” në Haskovo, Aleksandër Millushev, poeti dhe publicisti Atanas Kaprallov, dr. Veselin Aleksandrov për veprimtarinë e tij bamirëse me rëndësi shoqërore, dr. Elena Kantareva, si edhe veprimtari shoqëror dr. Ivan Angellov.
Për kontributin e rëndësishëm në promovimin e gjuhës dhe letërsisë bullgare, Shenja e Nderit e presidentes do t’i dorëzohet edhe profesorit Gë Xhësjan, pedagog i gjuhës bullgare, i cili ka mësuar breza të tërë studentësh të gjuhës bullgare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova