LAJME

Artikull

PKK‑ja ‘Strumjani–Berovo’ dhe autostrada ‘Struma’ bëhen prioritet

Enjte, 14 Maj 2026, 16:05

PKK‑ja ‘Strumjani–Berovo’ dhe autostrada ‘Struma’ bëhen prioritet

FOTO: Keti Trençeva

Madhësia e shkronjave

Ndërtimi i pikës kufitare midis Bullgarisë dhe RMV‑së ‘Strumjani–Berovo’ dhe përfundimi i autostradës ‘Struma’ nëpër Grykën e Kresnës janë projektet infrastrukturore më të rëndësishme, me të cilat po merret prefekti i ri i Bllagoevgradit, Vasill Trendafilov, raportoi korrespondentja jonë në Bllagoevgrad, Keti Trençeva.

Kujtojmë se dje, më 13 maj, Këshilli i Ministrave emëroi 28 prefektë të rinj, duke liruar nga detyra të gjithë ata që e mbanin këtë post deri tani.”

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva