KULTURË

Artikull

Një kryevepër nga epoka e socializmit del në ankand në Sofje

Shtunë, 16 Maj 2026, 08:00

 Një kryevepër nga epoka e socializmit del në ankand në Sofje

FOTO: artmark.bg

Madhësia e shkronjave

Piktura monumentale “Legjenda e ditës së re (Ndërtimi i NDK-së)” e piktorit bullgar Petër Doçev do të jetë ndër thekset në një ankand të veprave të rëndësishme të artit bullgar, i cili do të mbahet në Sofia më 19 maj. E krijuar në vitet ’80 të shekullit XX, vepra i kushtohet ndërtimit të Pallati Kombëtar i Kulturës – një nga simbolet e periudhës së vonë socialiste në Bullgari.

Simfonia e kohës… Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje feston 45‑vjetorin


Piktura ka jo vetëm vlerë artistike, por edhe historike. Në pjesën e pasme të saj është ruajtur etiketa origjinale e inventarit, e cila dëshmon se vepra i përkiste Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare. Kështu, tabloja shndërrohet në një dëshmi të rrallë për mënyrën se si arti është përdorur nga pushteti shtetëror gjatë epokës socialiste.

 Një kryevepër nga epoka e socializmit del në ankand në Sofje

FOTO: artmark.bg

Me stilin e saj monumental dhe kompozimin dinamik, vepra kap frymën e optimizmit industrial dhe projekteve të mëdha shoqërore të kohës. Sipas organizatorëve të ankandit, ajo është një shembull i rëndësishëm i artit monumental bullgar të shekullit XX dhe një dokument për lidhjen midis kulturës, politikës dhe shoqërisë në Evropën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.


Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Sindi Nikollofski