Artikull
RTSH prezantoi pedagogen e shqipes në Universitetin e Sofjes, Rusana Bejleri
Shtunë 16 Maj 2026 11:20
Shtunë, 16 Maj 2026, 11:20
Doc. Dr. Rusana Bejleri
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) transmetoi një intervistë me pedagogen prej shumë vitesh të gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Doc. Dr. Rusana Bejleri, në emisionin kulturor “Në tempull” me Anisa Ymeri, bëri të ditur Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA).
Në intervistë, Doc. Dr. Bejleri foli për rrugën e saj drejt gjuhës shqipe dhe për studimin e saj në kuadër të programit të degës “Ballkanistikë” në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
Intervista mund të shihet këtu:
Rusana Bejleri ka përfunduar studimet për filologji shqiptare në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut në vitin 1991. Në vitin 1995 ajo mbrojti doktoratën në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me temë “Analizë krahasuese e njësive frazeologjike në gjuhën shqipe dhe bullgare”.
Në periudhën 1991–2000 ka punuar si gazetare dhe përkthyese-spikere në Redaksinë Shqipe të “Radio Bullgarisë”.
Që nga viti 1996 ajo jep mësim në gjuhën dhe letërsinë shqipe në degën “Ballkanistikë” në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.
- Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë
- 30 vjet Ballkanistikë në Universitetin e Sofjes
Në vitin 2000 është emëruar asistente e lartë, ndërsa që nga viti 2010 është docente në Katedrën e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indoevropiane dhe Ballkanike.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva