Artikull
Katër qytete kërkuan të jenë nikoqirë të “Eurovision” 2027 në Bullgari
Hënë 18 Maj 2026 10:25
Hënë, 18 Maj 2026, 10:25
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave këtë
javë do të krijojë organizimin për pritjen e Bullgarisë të konkursit muzikor
“Eurovision”, tha para BNT Ministri i Kulturës Evtim Milloshev. Sipas
rregullores së garës, pas fitores së këngëtares Dara, Bullgaria do të presë
edicionin e ardhshëm të forumit në vitin 2027.
“Bullgaria do t’ ia dalë
jashtëzakonisht mirë – zgjedhja e vendit, siguria, logjistika, marketingu dhe
reklama. Mikpritja bullgare e ‘Eurovision’-it do të jetë në nivelin e asaj
austriake”, theksoi Milloshev.
Ministri i Kulturës Evtim Milloshev
FOTO: BTA
Ai komentoi edhe dëshirën e Plovdivit, Varnës dhe Burgasit për të qenë nikoqirë të “Eurovision” 2027. “Pa dyshim kryeqyteti dhe mundësitë që ofron janë kryesore. Por ajo që ndodhi – tre qytetet e mëdha që shprehën interes në mënyrë të autoritetshme dhe ambicioze – është një shenjë e mirë”, tha ministri. Sipas tij, më e arsyeshmja është të shqyrtohen të gjitha mundësitë dhe më pas të merret vendimi përfundimtar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva