EKONOMI

Artikull

Rumen Radev: Të gjithë do të paguajmë borxhet e qeverisë së mëparshme

Hënë, 18 Maj 2026, 17:08

Rumen Radev: Të gjithë do të paguajmë borxhet e qeverisë së mëparshme

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Të gjithë qytetarët bullgarë do të paguajmë borxhet e oligarkisë dhe të qeverisë së mëparshme”, deklaroi kryeministri Rumen Radev para gazetarëve, përpara nisjes së tij drejt Berlinit për një takim me kancelarin Friedrich Merz.

“Pushteti i mëparshëm na la shumë fatura të papaguara dhe parapagime të mëdha për projekte ku nuk është kryer asnjë aktivitet”, theksoi ai. “Nga “Bullgaria Progresive” besojmë se klasa politike duhet të japë shembull, prandaj po eliminojmë të gjithë mekanizmat për rritjen automatike të pagave për të gjitha postet shtetërore të zgjedhura. Do të rishikojmë gjithashtu pagat në bordet dhe ndërmarrjet shtetërore”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA. Radev shpjegoi se vizita e tij përkon me vendimin e agjencive të kreditit për të përmirësuar perspektivën e vlerësimit kreditor të Bullgarisë, gjë që sipas tij përbën njohjen e parë për qeverinë e re. “Ky vlerësim pasqyron edhe rikthimin e stabilitetit politik në Bullgari”, tha ai.

Dje, Ministria e Financave njoftoi se Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s Global Ratings e ka ngritur perspektivën e vlerësimit të Bullgarisë nga “stabile” në “pozitive”, ndërsa ka konfirmuar rejtingun afatgjatë dhe afatshkurtër në valutë vendase dhe të huaj në nivelin “BBB+/A-2”.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova