Artikull
“Medalje” shënon fillimin e një mini-albumi të ardhshëm të Mihaella Marinovës
Martë 19 Maj 2026 06:10
Martë, 19 Maj 2026, 06:10
FOTO: YouTube / Mihaella Marinova
Madhësia e shkronjave
Mihallea Marinova prezanton këngën e saj më të re, me të cilën u jep fansave një ide për drejtimin e saj të ri krijues. Kënga titullohet “Medalje” dhe është pikërisht ajo që hap mini-albumin e ardhshëm të këngëtares. Vetë Mihallea krijoi muzikën dhe tekstin në bashkëpunim me partnerin e saj afatgjatë krijues dhe mik Pavell Nikollov (Pavell). Ja si e përshkruajnë mesazhin që kanë përcjellë:
““Medalje” nuk është një këngë për fitoren në kuptimin klasik; është një këngë për refuzimin e fjalëve boshe, marrëdhënieve artificiale dhe për aftësinë për të kaluar përtej nevojës së vazhdueshme për miratim nga të tjerët.”
Kjo ide pasqyrohet edhe në videon e këngës “Medalje”, ku Mihallea gradualisht “zhvishet” nga shkëlqimi i jashtëm dhe arrin tek vetvetja.
Kënga publikohet vetëm pak ditë pas njoftimit të koncertit të parë solo të këngëtares në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, i cili do të mbahet më 28 nëntor 2026.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova