FOLKLOR

Artikull

“Qilimi bullgar – pasuria kombëtare e rizbuluar” vjen në Veliko Tërnovo

Mërkurë, 20 Maj 2026, 06:55

“Qilimi bullgar – pasuria kombëtare e rizbuluar” vjen në Veliko Tërnovo

FOTO: museumvt.com

Madhësia e shkronjave

Nga 20 deri më 31 maj 2026, në Muzeun “Rilindja dhe Asambleja Kushtetuese” në Veliko Tërnovo do të prezantohet ekspozita “Qilimi bullgar – pasuria kombëtare e rizbuluar”. Ekspozita është një nismë e Muzeut Historik Rajonal – Veliko Tërnovo në partneritet me Fondacionin “Qilimi Bullgar”. Do të ekspozohen nëntë ekzemplarë unikë nga koleksioni i holandezit Jacob van Beijlen dhe Fondacionit “Qilimi Bullgar”, të cilët janë ndër veprat më të hershme të njohura të artit të qilimave bullgarë nga shekujt XVII–XIX.

FOTO: Facebook/Bulgarian kilim

Katër prej eksponateve tashmë janë identifikuar zyrtarisht si pasuri kombëtare nga Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muze Etnografik pranë Akademia Bullgare e Shkencave. Këto janë: qilimi më i vjetër bullgar (i datuar para vitit 1688), qilimi Bakamski (Garibalda) i shekullit XVIII, qilimi i Kotelit “Survaknici” i vitit 1869 dhe qilimi i Slivenit “Yjet kaçurrela” nga fundi i shekullit XIX, njofton faqja e Muzeut Historik Rajonal – Veliko Tërnovo.



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova