Artikull
Nga Virginia Records ftohën ambiciet për përdorimin e markës BANGARANGA
Mërkurë 20 Maj 2026 09:32
Mërkurë, 20 Maj 2026, 09:32
FOTO: reddit.com
Madhësia e shkronjave
Menjëherë pas fitores së këngëtares Dara në Konkursin Muzikor “Evrovizion”, që më 17 maj janë paraqitur aplikime për regjistrimin e markës tregtare BANGARANGA. Sipas portalit investor.bg, aplikuesit duan të përdorin refrenin simbolik të hitit evropian si emër për produkte të lojërave të fatit, ushqime — përfshirë kosin — suplemente ushqimore, artikuj sportivë dhe aksesorë.
Nga kompania muzikore dhe producente Virginia Records reaguan duke frenuar entuziazmin përpara Zyrës së Patentave. Kompania publikoi një deklaratë zyrtare ku thuhet se Bangaranga “gëzon tashmë njohje të jashtëzakonshme publike, popullaritet të gjerë evropian dhe botëror. Mbi tekstin, titullin dhe të gjithë elementët e mbrojtshëm të veprës janë krijuar që në vitin 2023 të drejta të rregullta autoriale sipas legjislacionit bullgar dhe evropian në fuqi”, thuhet në deklaratë. Nga kompania deklarojnë gjithashtu se do të padisin këdo që përpiqet të përvetësojë ose të përdorë markën.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova