Martë 19 Maj 2026 18:08
Martë, 19 Maj 2026, 18:08
FOTO: reddit.com
Madhësia e shkronjave
Me suksesin e këngës “Bangaranga” të këngëtares simpatike dhe të talentuar DARA, e cila e çoi atë në krye të Evrovizionit 2026, në gjuhën bullgare u shfaq një fjalë e re – “bangaranga”, theksojnë gjuhëtarë nga Departamenti i Gjuhës Bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” për BNT. Fjala vjen nga gjuha bisedore xhamajkane patois, ku “bangarang” do të thotë rrëmujë, zhurmë ose rebelim. Megjithatë, në Bullgari ajo tashmë ka marrë një kuptim tjetër – për humor, energji dhe emocion me të cilin DARA e interpreton këngën, duke u përdorur si folje, emër, mbiemër… Pra, gjuha jonë e ka përshtatur për qëllimet e saj.
“Situata është bangaranga”, “po bangarangoj”, “jam bangarang” (madje edhe në kuptimin “pak i dehur”) – këto janë vetëm disa nga format e reja që njerëzit po krijojnë. Gjuhëtarët madje kanë hasur një shpallje për adoptimin e një qeni me tekstin: “Një bangarang i vogël po kërkon shtëpi dhe po kërkojmë njeriun e tij bangaranga.”
Nëse fjala do të zërë vend përfundimisht në gjuhën bullgare, mbetet ende për t’u parë.
Lexoni më shumë:
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
- DARA pas fitores: “Nuk e di çfarë po bëj, por është e mrekullueshme!”
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova