Artikull
Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
Dielë 17 Maj 2026 13:34
Dielë, 17 Maj 2026, 13:34
DARA
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Postime me mesazhe patriotike dhe urime, shpërndarje videosh dhe fotosh me fituesen DARA, flamuri bullgar, Reels Story…
Një nga të parat që e uroi DARA-n në Facebook ishte legjenda e muzikëspop bullgare, Lili Ivanova:
“Një sukses historik për Bullgarinë! Urime për fituesen e Eurovision Song Contest – këngëtaren e re dhe shumë të talentuar bullgare DARA / Darina Yotova! E dashur Dara, nga zemra të uroj edhe shumë, shumë suksese të tjera! Me gjithë respektin tim, Lili Ivanova.”
“Bravo, vajzë! E gjithë Bullgaria është krenare me ty!” – shkroi edhe primadona e operës shqiptare me rrënjë bullgare, Ramona Tullumani.
Falënderojmë shumë për urimet e bukura edhe Milena Selimit – përkthyesja e njohur nga bullgarishtja në shqip, figurë publike në Shqipëri me rrënjë bullgare: Votova!... E merituar nashata Bangaranga, që sot po e këndon e gjithë bota!!! Bravooo Dara...
Falënderojmë për urimet që morëm deri tani në faqen e Redaksisë Shqipe në Facebook nga miqtë tanë shqipfolës: Arnold Gordani, Lumturi Musaku, Shuaip Memishaj, Majlinda Bojaxhiu, Ardita Neziraj, Medail Kamberi, Erlin Ago, Tahir Sejranaj etj. Të dashur miq, ju falënderojmë nga zemra dhe ju presim në Eurovision 2027 në Bullgari!
Përfaqësitë diplomatike bullgare në mbarë botën, politikanë, ekonomistë, studentë, nxënës… publikuan urime dhe mesazhe për suksesin e Bullgarisë.
“Bullgarë, ndihem sikur në verën e vitit 1994! Por edhe më mirë! Sepse tani jemi 🏆🏆🏆 TË PARË! Faleminderit, DARA!” – shkroi edhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit, Rajna Manxhukova, e cila ishte jashtëzakonisht aktive në thirrjet për mbështetje të këngës bullgare në “Eurovision” nga komunitetet bullgare jashtë vendit para konkursit.
Në një postim emocional në Facebook, kryetarja e Shoqatës së Shkollave Bullgare jashtë vendit, Zornica Gogan, deklaron:
“Ajo ia doli! DARA!!! Tornado energjie, shpërthim kërcimi, kënaqësi vizuale, stuhi vokale. Është koha për Bangaranga. DARA e pabesueshme e Bullgarisë! Е gjithë bota shkoi në Bangaranga! Absolutisht e pabesueshme! DARA.”
Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Milen Mitev, publikoi në profilin e tij zyrtar në Facebook një fotografi me DARA menjëherë pas shpalljes së rezultateve nga skena e “Eurovision 2026”:
“Dheeeee… Fitore për Bullgarinë dhe DARA…”
Edhe mediat e mëdha botërore pasqyruan fitoren historike të Bullgarisë në edicionin e 70-të të forumit më të madh muzikor evropian.
FOTO: Ilustrim – Radio Bullgaria, foto – Facebook/CNN, Sky News, Euronews
Në rrjetin social Facebook, CNN shkroi:
“Dara bullgare triumfoi në Eurovision-in e këtij viti,
pas një edicioni të ngarkuar politikisht, të bojkotuar nga disa shtete për
shkak të pjesëmarrjes së Izraelit”, dhe shpërndau linkun drejt artikullit të plotë në faqen e tyre.
“Gara muzikore më e madhe në botë – konkursi i këngës Eurovision – u zhvillua në Vjenë, dhe Bullgaria u kurorëzua si fituese”, raportoi edhe Sky News.
Kjo ndjenjë FITOREJE është e ëmbël! 😋 Dërgojmë urime të mëdha për Bullgarinë për fitoren e saj të parë në #Eurovision, falë Bangaranga nga DARA” – kështu uroi edhe kanali zyrtar i Eurovision-it në rrjetet sociale.
Edhe një herë – urime për fitoren, Bullgari! Bravo, Dara!
Shihni më tepër:
- DARA pas fitores: “Nuk e di çfarë po bëj, por është e mrekullueshme!”
- Bullgaria me fitore marramendëse në “Evrovizion 2026”
Redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva