Artikull
Fitorja e Bullgarisë në Evrovizion në faqet e para të mediave botërore
Dielë 17 Maj 2026 17:55
Dielë, 17 Maj 2026, 17:55
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Fitorja e DARA-s dhe e Bullgarisë në “Evrovizion 2006” u bë lajmi kryesor në mediat botërore.
“Ylli bullgar i muzikës pop, DARA, fitoi konkursin me këngën ritmike dhe energjike “Bangaranga”. Këngëtarja 27-vjeçare kryesoi renditjen si nga publiku, ashtu edhe nga juria, në një finale të fortë, duke lënë pas Izraelin, që u rendit i dyti, dhe Rumaninë, që përfundoi në vendin e tretë, duke grumbulluar plot 516 pikë. DARA nuk konsiderohej ndër favoritët para konkursit, por koreografia e saj e ndërlikuar dhe refreni i paharrueshëm e ndihmuan të spikaste mbi konkurrencën dhe t’i sillte Bullgarisë titullin e parë në historinë e “Evrovizion”-it” – shkruan BBC, dhe shton: “DARA është një yll i madh i muzikës pop në vendin e saj. Këngët dhe videot e saj kanë grumbulluar mbi 80 milionë dëgjime dhe shikime.”
FOTO: BBC
“Urime fitueses së “Evrovizion”-it – “Bangaranga”, mbretëreshës DARA nga Bullgaria” – shkroi MTV në Instagram.
“Bangaranga pushton skenën e “Evrovizion”-it, Bullgaria fiton konkursin” – me këtë titull doli gazeta spanjolle El País. Botimi thekson se këngëtarja bullgare 27-vjeçare siguroi fitoren e parë për vendin e saj në “Evrovizion”.
FOTO: El País
CNN i kushtoi një artikull të madh triumfit të DARA në “Evrovizion”-in e sivjetshëm:
“Kënga e saj, një hit ritmik klubesh me koreografi të shkëlqyer, pritej të kishte një paraqitje të mirë, por rezultoi çuditërisht shumë e pëlqyer si nga juria, ashtu edhe nga publiku, duke mposhtur Izraelin e renditur në vendin e dytë në një finale të fortë. Në fund, këngëtarja 27-vjeçare shijoi një fitore vërtet bindëse, duke e mbyllur garën me 173 pikë më shumë se izraeliti Noam Betan – diferenca më e madhe në historinë e konkursit. Triumfi i saj shënoi gjithashtu fitoren e parë të Bullgaria në konkursin e muzikës pop dhe herën e parë që prej vitit 2017 kur juria dhe publiku u bashkuan rreth të njëjtit fitues.
FOTO: CNN
Die Welt: “Bullgaria fitoi papritur edicionin e 70-të të “Evrovizion”-it (ESC). Këngëtarja DARA arriti të triumfojë me një epërsi të madhe ndaj Izraelit me këngën e saj festive “Bangaranga”. Pas një ndërprerjeje trevjeçare, Bullgaria u rikthye në “Evrovizion” mezi këtë vit. Kjo është fitorja e parë për një vend nga Evropa Lindore në këtë konkurs.”
FOTO: Die Welt
Associated Press e quajti “Bangaranga” një “himn festiv që të mbetet në mendje” dhe vuri në dukje se ritmi dhe koreografia e kuruar në detaje funksionuan njëkohësisht si për juritë kombëtare, ashtu edhe për teleshikuesit. “DARA është një artiste veterane e muzikës pop, por fama botërore deri më tani e kishte anashkaluar. Kjo mund të ndryshojë shumë shpejt, sepse hiti i saj ritmik “Bangaranga” ishte një nga këngët më energjike këtë vit” – thekson gjithashtu botimi.
FOTO: AP
Triumfi i këngëtares 27-vjeçare është fitorja e parë në historinë 70-vjeçare të festivalit të këngës për Bullgaria, e cila iu bashkua “Evrovizion”-it vetëm në vitin 2005 dhe ka munguar në tri edicionet e fundit – kujton The Guardian. E përshkruar nga vetë interpretuesja si “muzikë pop me elemente folklorike”, “Bangaranga” është një himn pulsues festiv, i frymëzuar nga kukerët – një rit i lashtë bullgar, në të cilin burrat shëtisin nëpër fshatra të veshur me kostume prej gëzofi me zile në brez dhe maska kafshësh. Fitorja surprizë e Bullgarisë do të thotë se Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) dhe operatorët e tjerë radio-televizivë pjesëmarrës do të shmangin disa probleme serioze. Nëse do të fitonte vendi i dytë Izraeli, organizatorët do të përballeshin me pyetje të vështira rreth vendit ku do të zhvillohej konkursi i këngës në vitin 2027 – komenton gjithashtu botimi.
FOTO: The Guardian
The Independent publikoi një intervistë me këngëtaren e re, e cila flet për Bullgaria si një vend të vogël me një shpirt të madh kulturor, ndërsa “Bangaranga” paraqitet si një mundësi që dikush në Manchester, Edinburgh ose Brighton të marrë telefonin dhe të kërkojë më shumë rreth muzikës, letërsisë dhe njerëzve të Bullgarisë, si dhe detit të saj. “Tashmë një yll pop në vendin e saj, këngëtarja bullgare DARA është në rrugë për t’u kthyer në një thesar kombëtar, pasi fitoi “Evrovizion”-in 2026 me këngën e saj “Bangaranga””– është kategorike media.
FOTO: The Independent
Reuters gjithashtu raportoi lajmin historik për Bullgarinë dhe DARA, duke theksuar se kënga dinamike bullgare e muzikës së kërcimit u dallua mes të gjithë pjesëmarrësve.
“Fitues i edicionit të 70-të jubilar të konkursit për herë të parë u bë Bullgaria” – raporton Gazeta.ru. Në “Evrovizion 2026”, vendi u përfaqësua nga këngëtarja DARA dhe kënga e saj energjike “Bangaranga”. Për Bullgarinë, fitorja është veçanërisht e këndshme: vendi nuk ka marrë pjesë në “Evrovizion” që nga viti 2022.
FOTO: gazeta.ru
Lexoni më shumë mbi temën:
- Bullgaria me fitore marramendëse në “Evrovizion 2026”
- Eufori е paparë në rrjetet sociale pas fitores së Bullgarisë në Eurovision 2026
- DARA pas fitores: “Nuk e di çfarë po bëj, por është e mrekullueshme!”
Përpilues: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova