Artikull
Rene Karabash: “Po hyjmë në një farë epoke të artë për letërsinë bullgare”
Mërkurë 20 Maj 2026 18:23
Mërkurë, 20 Maj 2026, 18:23
Rene Karabash
FOTO: Rene Karabash
Madhësia e shkronjave
“Shpërblimi më i madh janë zemrat e lexuesve.” Kështu deklaroi shkrimtarja Rene Karabash për BNT. Romani i saj “Ostajnica”, i përkthyer në anglisht nga Izidora Angel, ishte mes finalistëve për çmimin prestigjioz ndërkombëtar International Booker Prize 2026. Ai arriti deri në listën e shkurtër, por çmimi iu dha shkrimtares tajvaneze Yan Shuan‑tzu. Sipas Karabash, megjithatë, pikërisht libri i saj është ndër më të zgjedhurit nga e gjithë shortlista në shkallë botërore.
“Aktualisht marr
jashtëzakonisht shumë mesazhe dhe recensione. Arritëm të depërtojmë në shumë
gjuhë dhe tregje – Kinë, Indi, Kore, Ukrainë. Kjo vetëm mund të më gëzojë,”
komentoi ajo.
Sipas shkrimtares,
rezultati më i rëndësishëm i nominimit është prania e shtuar e letërsisë
bullgare në skenën botërore. Ajo theksoi se pas suksesit të Georgi Gospodinovit
me “Booker”-in në vitin 2023, interesi për autorët bullgarë vazhdon të rritet.
“Po hyjmë në një farë epoke të artë për letërsinë bullgare,” tha Rene Karabash.
Romani “Ostajnica” tregon për zakonin në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva