Artikull
Bullgaria synon një politikë të jashtme të balancuar
Enjte 21 Maj 2026 11:37
Enjte, 21 Maj 2026, 11:37
Ivo Hristov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Zëvendëskryeministri Ivo Hristov e cilësoi bisedën telefonike mes kryeministrit Rumen Radev dhe presidentit Donald Trump si një lloj të ri dialogu mes burrështetasve, dhe jo përmes ndërmjetësve. Në një intervistë për Televizioni Kombëtar Bullgar, Hristov theksoi rëndësinë e çështjes së vizave dhe bëri dallim mes politikës së qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme, e cila sipas tij pranonte pa kushte kërkesat amerikane:
“Ne nuk i kemi ftuar avionët në aeroportin e Sofjes. Dhe me siguri keni dëgjuar Marco Rubio-n ditët e fundit, i cili tha se autoritetet bullgare kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe kanë thënë “po”, pa pyetur fare se për çfarë po u kërkohej. Këto janë lloj marrëdhëniesh që ne i kemi trashëguar.”
Sipas Hristovit, Bulgaria tani ndjek një politikë të jashtme të balancuar dhe të pavarur, duke negociuar në kushte të barabarta si me Brukselin, Berlinin dhe Parisin, ashtu edhe me Uashingtonin.
Sipas tij, kjo qasje e re i jep një peshë tjetër shtetit në arenën ndërkombëtare. Si shembuj kryesorë të mbrojtjes së interesit bullgar, ai përmendi qëndrimin e fortë për heqjen sa më të shpejtë të vizave për qytetarët bullgarë që vizitojnë për në SHBA-në, si dhe shqetësimet serioze të kabinetit lidhur me Marrëveshjen Tregtare “Mercosur”, e cila sipas tij rrezikon konkurrueshmërinë e prodhuesve vendas në sektorin e bujqësisë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova