Enjte 21 Maj 2026 14:35
Enjte, 21 Maj 2026, 14:35
FOTO: mc.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i Kulturës, Evtim Milloshev, u dorëzoi çmimet “Epoka e Artë” gati 40 krijuesve dhe veprimtarëve kulturorë bullgarë me rastin e 24 majit – Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit, kulturës dhe letërsisë sllave. Ceremonia u zhvillua në Galerinë Kombëtare “Pallati” në Sofje.
Fitues të çmimit më të lartë “Epoka e Artë” janë historiani akad. Vasill Gjuzelov, kompozitori Ljubomir Denev, aktori Valentin Ganev, pianistja Borisllava Taneva dhe shkrimtarja Rada Moskova. Pas vdekjes u nderua poeti dhe muzikanti Mihaill Bellçev. Një pllaketë për “Kontribut në zhvillimin e kulturës” mori edhe Muzeu Kombëtar i Letërsisë me rastin e 50-vjetorit të tij.
Milloshev u uroi krijuesve të nderuar shëndet dhe frymëzim dhe theksoi se kultura dhe procesi krijues nuk varen nga koha, mosha apo vendi, por janë një nevojë e brendshme shpirtërore dhe një mision.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva