Artikull
Papa Leoni XIV dërgoi bekimin e tij për mbarë popullin bullgar
Premte 22 Maj 2026 15:28
Premte, 22 Maj 2026, 15:28
FOTO: Shërbimi i shtypit i Vatikanit/ Qendra e shtypit e Kuvendit Popullor
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Mihaella Docova, dhe delegacioni parlamentar që ajo udhëhiqte u pritën në audiencë nga Papa Leoni XIV në Vatikan me rastin e 24 majit – Ditës së vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe të letërsisë sllave. ‘Patëm një takim jashtëzakonisht të ngrohtë dhe shumë të sinqertë, i cili zgjati më shumë se zakonisht’, tha Docova para gazetarëve pas bisedës me kreun e Kishës Katolike Romake, njofton BTA.
FOTO: BTA
Papa Leoni XIV përcolli se pret nga Bullgaria, si një shtet i vendosur në një kryqëzim rrugësh, të jetë ndër krijuesit e urave të paqes dhe dërgoi bekimin e tij për të gjithë popullin bullgar’, theksoi ajo. Docova bëri të ditur se i ka drejtuar një ftesë Papës dhe ai ka premtuar se do të bëjë gjithçka të mundur për të vazhduar traditën e krijuar nga paraardhësit e tij në krye të Kishës Katolike Romake – të vizitojë vendin tonë për të dhënë bekimin e tij në vend dhe për të shprehur dëshirën për paqe dhe mirësi.”
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva