KULTURË

Artikull

Bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare “Aventura e ëndërruar” me çmim në Kanë

Dielë, 24 Maj 2026, 13:17

Bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare “Aventura e ëndërruar” me çmim në Kanë

FOTO: BTA/AP

Madhësia e shkronjave

Drama e regjisores gjermane Valeska Grisebach, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Bullgari – “Aventura e ëndërruar”, fitoi Çmimin e Jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë, njoftoi BTA. Bashkëprodhimi mes Gjermanisë, Francës, Bullgarisë dhe Austrisë u xhirua tërësisht në Bullgari me pjesëmarrjen e aktorëve bullgarë joprofesionistë dhe kryesisht me ekip bullgar xhirimi, theksojnë bashkëprodhuesit nga “Miramar Film”.

Skenari i çon shikuesit në Svilengrad, pranë kufirit mes Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë – një grua përfshihet në tregti ilegale për të ndihmuar një burrë që e njeh pak, por me të cilin e lidh një afërsi e veçantë. Ajo zë vendin e tij në një aventurë, duke hyrë në një territor të rrezikshëm dhe duke u përballur me dëshirat e saj, si edhe me të kaluarën e saj.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova