SHOQËRI

Artikull

Kremtime festive parakaluan nëpër rrugët e qyteteve bullgare

Dielë, 24 Maj 2026, 13:56

Kremtime festive parakaluan nëpër rrugët e qyteteve bullgare

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Le të ruajmë gjuhën bullgare, e cila na bën komb, na lidh, na bashkon dhe vulos vetëdijen tonë kombëtare”, deklaroi presidentja Ilijana Jotova gjatë një ceremonie përpara Bibliotekës Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodi”, me rastin e 24 Majit – Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit Bullgar, Arsimit, Kulturës dhe Shkrimit Sllav.

FOTO: БТА

Para kësaj, ajo mori pjesë në një marshim në qendër të Sofjes së bashku me kryetaren e parlamentit Mihaella Docova, patrikun bullgar dhe mitropolit të Sofjes Daniill, drejtorin e përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Milen Mitev dhe të tjerë.

FOTO: BTA

“Sot rreth 300 milionë njerëz në botë shkruajnë me alfabetin tonë. E përdorin për të treguar ëndrrat e tyre, për të gjetur mirëkuptim mes tyre, për të shprehur dashurinë dhe për të transmetuar dijen më tej”, kujtoi kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev.

Përfaqësues të kopshteve për fëmijë, shkollave dhe universiteteve, si edhe të institucioneve kulturore e shkencore, morën pjesë në marshimin solemn në qytetin Varna, njoftoi korrespondentja jonë Daniella Stojnova.

FOTO: BTA

Marshimi festiv nisi nën tingujt e himnit të arsimit bullgar “O ecë, o , popull i ringjallur”, të ekzekutuar nga Orkestra Frymore e Shkollës Kombëtare të Arteve “Dobri Hristov”, së bashku me grupin e mazhoranceve të së njëjtës shkollë.

FOTO: BTA

Marshime festive u mbajtën edhe në Ruse, Stara Zagora dhe në shumë qytete të tjera të vendit.

FOTO: BGNES



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova