Artikull
Bullgaria mori 53% të fondeve nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë
Martë 26 Maj 2026 16:14
Martë, 26 Maj 2026, 16:14
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të përpiqet të përthithë të paktën më shumë fonde se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian nga planet kombëtare të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, deklaroi zëvendëskryeministri Atanas Pekanov gjatë një konference për shtyp në Këshillin e Ministrave. Sipas tij, deri tani u përthithën 53% e shumës totale, ndërsa një pjesë e projekteve që nuk mund të realizohen brenda afatit do të zëvendësohen me projekte të tjera që tashmë janë në zbatim. “Për krahasim, mesatarisht vendet e Bashkimit Evropian kanë marrë mbi 70% të fondeve të tyre, ku në këtë mesatare përfshihet edhe Hungaria, e cila ka marrë më pak se 10%. Vendet me performancën më të mirë kanë marrë mbi 80%. Qëllimi i qeverisë sonë është të shpëtojë shumën maksimale të mundshme dhe të arrijë të paktën mbi mesataren evropiane”, theksoi Pekanov.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova