MUZIKË

Artikull

Sofja u përfshi në turneun jubilar të Iron Maiden – 30 000 kënduan me ta

Mërkurë, 27 Maj 2026, 15:24

Sofja u përfshi në turneun jubilar të Iron Maiden – 30 000 kënduan me ta

FOTO: Facebook /Iron Maiden

Madhësia e shkronjave

“Faleminderit, Sofje!” – me këtë mesazh dhe me pamje mbresëlënëse nga Stadiumi Kombëtar “Vasill Levski”, i mbushur plot, legjendarët britanikë Iron Maiden shënuan në Facebook takimin emocional me publikun bullgar pas koncertit të tyre më 26 maj në kryeqytet. Sipas fansave në vend, ky ka qenë “shfaqja më e mirë në historinë e Iron Maiden”.

Para koncertit, muzikantët u takuan me presidenten Ilijana Jotova, e cila i përshkroi si “njerëz jashtëzakonisht të thjeshtë” dhe u uroi shumë vite të tjera në skenë.

FOTO: Pamje nga videoja (Facebook / Ilijana Jotova)

Mbi 30 000 persona morën pjesë në event – pjesë e turneut “Run For Your Lives”, me të cilin grupi britanik shënon 50 vite histori. Ndër këngët që interpretuan dhe që u kënduan nga publiku vendas ishin “The Number of the Beast”, “Fear of the Dark”, “The Trooper”, “Hallowed Be Thy Name” dhe shumë të tjera.

FOTO: Facebook /Iron Maiden

Një nga momentet më emocionale ishte kur Bruce Dickinson doli me flamurin bullgar. Gjatë gjithë shfaqjes ai komunikonte vazhdimisht me publikun, duke përsëritur “Sofja” dhe “Bullgaria”, ndërsa stadiumi i përgjigjej me brohoritje të forta, transmeton BTA.

Të ftuar specialë ishin veteranët amerikanë të thrash metalit Anthrax, të cilët mbajtën një koncert 45-minutësh si grup hapës.



Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova