POLITIKË

Artikull

Radev: Evropa duhet të rishqyrtojë qasjen e saj ndaj luftës në Ukrainë

Mërkurë, 27 Maj 2026, 15:45

Rumen Radev

Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Evropa ka vonuar përpjekjet për nisjen e negociatave me Rusinë dhe duhet të bëjë një rishikim të shpejtë të strategjisë dhe qasjes së saj ndaj këtij konflikti. Këtë e deklaroi kryeministri Rumen Radev para gazetarëve në Paris, para takimit të tij me presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas Radevit, përpjekja për “paqe përmes forcës” dhe synimi për të arritur një “fitore konvencionale ndaj fuqisë më të madhe bërthamore” mbartin rrezik për një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës në Ukrainë, përfshirë edhe rrezikun bërthamor, transmeton BTA. Radev theksoi se Bullgaria deri më tani ka ofruar mbështetje politike, humanitare, diplomatike dhe ushtarake për Ukrainën, por në situatën e re të sigurisë vendi duhet të jetë i kujdesshëm lidhur me angazhimet e ardhshme financiare dhe ushtarake. “Bullgaria ka interes që qeveria jonë së pari të garantojë standardin e jetesës dhe sigurinë e qytetarëve bullgarë. Vetëm më pas mund të mendojmë për ndarjen e fondeve për këtë qëllim”, tha ai.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova