Artikull
Bullgaria përshpejton lëshimin e vizave për turistë dhe punëtorë
Mërkurë 27 Maj 2026 17:18
Mërkurë, 27 Maj 2026, 17:18
FOTO: mfa.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria do të forcojë shërbimet e saj konsullore në disa vende, me qëllim përshpejtimin e lëshimit të vizave për turistë dhe punëtorë sezonalë përpara sezonit veror 2026. Masat janë dakorduar midis Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Ministrisë së Turizmit.
MPJ tashmë po përgatit shtimin e personelit në konsullata kyçe si ato në Stamboll, Edrene, Ankara dhe Bursa në Turqi, si dhe në Kajro, Delhi, Tashkent dhe Hanoi. Gjithashtu, gjatë verës do të dërgohen 53 punonjës shtesë në shërbimet konsullore në Madrid, Mynih, Berlin, Londër, Pekin, Riad, Athinë, Baku, Aman, Ankara, Edrene, Stamboll, Bruksel, Delhi, Beograd, Dubai, Xhakartë, Tashkent, Hanoi, Kajro dhe Algjer. Për sezonin aktual veror tashmë u punësuan me kontrata të përkohshme edhe 16 persona lokalë në konsullatat në Minsk, Astana, Moskë, Tashkent, Frankfurt dhe Valensia.
Sipas të dhënave të MPJ-së, vitin e kaluar Bullgaria ka lëshuar mbi 180 000 viza, ndërsa aktualisht shërbimet konsullore po punojnë me kapacitet të kufizuar njerëzor. Qëllimi është shërbim më i shpejtë pa kompromis me sigurinë dhe akses më i lehtë për turistët dhe punëtorët nga vendet jashtë BE-së.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova