Artikull
Shumica e bullgarëve besojnë se qeveria e re forcon pozicionet e vendit në BE
Enjte 28 Maj 2026 15:28
Enjte, 28 Maj 2026, 15:28
FOTO: BNT - arkiv
Madhësia e shkronjave
Qeveria e re nuk propozoi figura të spikatura publikisht të angazhuara me pozicione reformiste. Megjithatë, qytetarët vlerësojnë se ministrat kanë kompetencë të mjaftueshme profesionale, duke pasur parasysh se peshën kryesore në këtë vlerësim e mban figura e Kryeministrit Rumen Radev. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i agjencisë sociologjike “Market Links”, i kryer nga 16 deri më 27 maj mes 1008 qytetarëve të rritur dhe i financuar nga bTV dhe Market Links. Figura e Radevit mbetet me vlerësimin më të lartë mes liderëve politikë — ai gëzon 56% besim. Pas tij renditen Bojko Borisov dhe Asen Vasilev me nga 13% besim. Ndërkohë, besimi në parlamentin e dominuar nga “Bullgaria Progresive” e Radevit është 19%, një rritje krahasuar me 6% në prill.
56% e bullgarëve e shohin veprimin e qeverisë si forcim të pozicionit të Bullgarisë në BE. Ndër detyrat kryesore në rendin shoqëror është rikthimi i drejtësisë përmes reformave në sistemin gjyqësor — këtë e mbështet shumica dërmuese e bullgarëve. Pothuajse identike janë pritshmëritë për dënime për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit.
Ndërkohë, sa i përket deklarimit për rritjen e borxhit shtetëror, vetëm 11% pajtohen me qëndrimin e ministrit të financave se ky është një hap i pashmangshëm për të mbuluar shpenzimet aktuale për pagat në sektorin publik dhe pensionet, ndërsa 70% mbështesin idenë se borxh i ri duhet të emetohet vetëm pas optimizimit të shpenzimeve shtetërore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva