LAJME

Artikull

Ursula von der Leyen pret që fitorja e Radevit në zgjedhje të sjellë stabilitet

Фон дер Лайен очаква победата на Радев на изборите да донесе стабилност

Фон дер Лайен очаква победата на Радев на изборите да донесе стабилност

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

“Urime për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare, ajo do të sjellë stabilitetin aq të nevojshëm për bullgarët dhe për rajonin”, tha Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, pas takimit të saj në Bruksel me Kryeministrin Rumen Radev, sipas BTAsë. Ajo theksoi se ky vit është shumë i rëndësishëm për Bullgarinë, pasi Sofja iu bashkua eurozonës. Fon der Leyen vuri në dukje se dy të tretat e bullgarëve e vlerësojnë kalimin në monedhën e përbashkët evropiane si të qetë.

Janë diskutuar prioritete strategjike të lidhura me përparimin afatgjatë dhe sigurinë, si edhe reformat e ardhshme. “Duhet të ruhet ritmi i reformave, dua të theksoj përparimin e mirë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kryetarja e KEsë.

Ajo shtoi se me kryeministrin bullgar kanë diskutuar edhe modernizimin e sektorit energjetik në vend. Kalimi drejt energjisë së pastër duhet të jetë në dobi të të gjithë evropianëve, përmblodhi Fon der Leyen.

“Diskutuam çështje gjeopolitike dhe ndajmë synimin për një zgjidhje të qëndrueshme dhe diplomatike në Lindjen e Mesme”, tha ajo. “Folëm për sfidat në kufijtë tanë, të lidhura me agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Kërcënimet në kufirin lindor janë një provë për BEnë”, komentoi Kryetarja e KEsë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva