TURIZËM

Artikull

Ullinj mijëravjeçarë të lashtë do të zbukurojnë Burgasin

Shtunë, 30 Maj 2026, 10:35

Ullinj mijëravjeçarë të lashtë do të zbukurojnë Burgasin

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Dy pemë ulliri, njëra rreth 2800‑vjeçare dhe tjetra rreth 2100‑vjeçare, do të mbërrijnë nëqytetin tonë bregdetar Burgas më 6 qershor, njoftoi Daniella Kostadinova, korrespondente e BNR në qytet.

“Gjigantët” e lashtë kanë një lartësi rreth 4.6 m dhe 4.2 m. Rrënjët e tyre kanë një diametër afërsisht 3.5 metra dhe peshojnë midis 4 dhe 6 tonësh. Transportimi është një operacion logjistik i ndërlikuar dhe do të zgjasë disa ditë. Dy ullinjtë mijëravjeçarë do të vendosen përgjithmonë pranë Urës në Burgas — një nga vendndodhjet më atraktive të qytetit, ku vitet e fundit janë mbjellë dhjetëra pemë ulliri. 

Ura në Burgas

FOTO: Svoboda Atanasova

Pemët që vijnë nga Greqia janë dëshmitarë të gjallë të historisë, e cila ka filluar shumë përpara se bota moderne të merrte formën e saj të sotme. Kur ulliri i parë ka hedhur rrënjë, Roma sapo ishte themeluar. Këto pemë kanë parë ngritjen dhe rënien e civilizimeve të tëra. Pritet që ullinjtë e lashtë të kthehen jo vetëm në një theks të ri në mjedisin urban, por edhe në një simbol të jetës, qëndrueshmërisë dhe lidhjes ndërmjet brezave. Pritet gjithashtu të dorëzohen edhe 10 pemë të tjera ulliri shekullore nga Italia.

Pamje nga Burgasi

FOTO: Svoboda Atanasova

Iniciativa është plotësisht private dhe nuk do të përdoren fonde publike as për blerjen e pemëve, as për transportimin e tyre, sqarojnë nga bashkia.

Masivi i parë i ullinjve prej 5 dynymësh përgjatë bregdetit të Detit të Zi ndodhet në Kopshtin Zoologjik të Burgasit. Po shqyrtohet mundësia për mbjelljen e edhe rreth 30 dynymëve të tjerë.


Lexoni më tepër në arkivin tonë:

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva